Një gamë verërash të kuqe biologjike, shprehje e cilësisë, që lind nga ekosistemi vreshtor natyror e faqes kodrinore që derdhet natyralisht nga Ascoli Piceno drejt detit Adriatik, e përfituar kjo pa ndihmën e plehut apo barërave kimike. Verërat e kuqe i marrin aromat, nuancat dhe ngjyrën nga vreshta të çmuar. Produktet gjenuine që ndërthurin hamonikisht teknikat e bërjes së verës më moderne e avangarde, si edhe ngrenë nivelin cilësor të verës. Një zgjedhje e përberë nga Piceno D.O.P Bacchus, nga Lacrima di Morro D’Alba D.O.P, nga I.G.P. Rosso San Carro, nga Rosso Piceno Superiore D.O.P. Gotico, nga I.G.P. Sangiovese Saggio,  nga I.G.T Rosso Oppidum e nga Rosso D.O.C Esperanto.

“Vera është një lloj e buzëqeshje e brendshme, që për një çast e bën të bukur portretin e mendimeve tona.”

(Henri de Régnier)